Nica, i kënaqur me merkaton: Jemi gati për Superioren

0

Stavri Nica ka mbetur i kënaqur nga Laçi i tij në sfidën miqësore me Tiranën. Njëri prej trajnerëve që e koncepton dhe kërkon që futbolli të luhet i bukur, këtë herë e ka shijuar fitoren. “Këto ndeshje vlejnë shumë për të ekuilibruar skuadrën. Afrimi i shumë lojtarëve të rinj bën që në të tilla takime të marrë karikimin e duhur. Jo vetëm kaq, por na shërben për të parë se në çfarë situatash jemi. Megjithatë, lodhja ka bërë të veten sepse u bë një periudhë e gjatë që po stërviten fort. Sipas meje, shenjat po i japin të mira. Besojmë se me ardhjen edhe përforcimeve që ka sjellë presidenti Laska, do të jemi një skuadër kompetitive. Jam i bindur që do të ecim mirë”, është shprehur në fillim Nica.

Por cili do të jetë objektivi i Laçit për sezonin e ri futbollistik. Vetë Nica është me këmbë në tokë. “Do të shohim edhe për pak kohë gjendjen e lojtarëve që kanë ardhur, sa do të përshtaten dhe më pas do të kemi kohë për objektivat”. Lojtari në provë “Amadu më bindi. Ishte lojtar me përvojë dhe jepte siguri në mbrojtje. Ishte një mesfushor qendror ose mbrojtës i fortë. Me afrimet që janë bërë deri tani, besoj se merkato mund të konsiderohet e mbyllur”, përfundoi Nica, fjalët e tij pas ndeshjes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.