Nica i drejtpërdrejtë: Duhen lojtarë me më shumë cilësi!

Trajneri Stavri Nica foli pas takimit me Tiranën. Numri një i stolit krutan ishte i zhgënjyer pas humbjes së thellë ndaj bardhebluve. Nica analizoi për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” takimin e zhvilluar në “Selman Stërmasi”.

GOLI I PARË  – “Goli i dhuruar nga portieri jonë bëri që skuadra të humbasë besimin. Ajo që më shqetëson është ana taktike. Skuadra këtu tregon pak shpërqendrim. Nuk ishte marrë shumë seriozisht. Tirana ka cilësi dhe kjo cilësi zgjidhi ndeshjen.”

PROBLEMET – “Problemi them se është te porta. Janë mbajtur lojtarë që kanë qenë në Kategorinë e Parë dhe kjo nuk mund të vazhdojë. Do të ngul këmbë që të afrohen lojtarë me cilësi. Klubi duhet të shpenzojë që të ngrejë nivelin e lojtarë në pozicione të veçanta.”

MERKATO – “Kujtuan se siguruan qëndrimin, por është rrugë e gjatë dhe e vështirë. Nuk kemi luksin e lojtarëve që na zgjidhin problemet. Kemi probleme që në portë, në mbrojtje dhe në sulm. Duhen lojtarë më cilësor që të konkurrosh në kampionatin tonë, që është i fortë dhe i egër. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk mund të kalohet nga Kategoria e Para në Superiore pa e menaxhuar mirë skuadrën. Besoj se do e arrij qëllimin.”

NDESHJA – “Kur nuk ke shumë nivel duhet të jesh më tepër seç duhet agresiv dhe më i disiplinuar taktikisht. Ky them se ishte defekti kryesor. Disa lojtarë dolën nga pozicioni dhe dolën nga detyrat.”

MBIJETESA – “Këto skuadra që janë me kaq pikë kanë vështirësi. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhen lojtarë më cilësorë për të qenë më me këmbë në tokë. Kampionati është shumë më i vështirë. Kush e zgjidh qesen mund ta kalojë këtë situatë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *