Nica: Duhet besim dhe kurajo, fitojmë me Kamzën

Kastrioti kërkon tre pikët me Kamzën dhe për këtë klubi ka vendosur që hyrja në stadiumin “Redi Maloku” të jetë falas. Para këtij takimi ka folur edhe trajneri Stavri Nica, i cili vlerëson impenjimin e futbollistëve të tij dhe beson te fitorja e mbijetesa.

“Sigurisht ka gjëra pozitive dhe negative. Po flas për pozitivet dhe skuadra është e impenjuar, po organizohet mirë në lojë në të gjithë fazat. Negative shoh stepjen në aspektin sulmues. Duhet më shumë besim dhe kurajo për të arritur te rezultati pozitiv. Përmenda shumë pak që problemi është te besimi dhe kurajo. Besojmë te fitorja”.

“Mbijetesa? Sigurisht që besoj. Kapja e një rezultati pozitiv ndryshon shumë faktorë për ecurinë në kampionat”, u shpreh trajneri durrsak i Kastriotit. I pyetur në lidhje me faktin që Kamza nuk do të ketë një trajneri për takimin me krutanët, Nica mendon se nuk do të ketë ndikim.

“Nuk besoj se ndikon. Trajneri ka bërë punën e tij, nuk i di arsyet. Është problemi i atyre. Ndikimi i trajnerit vazhdon ndeshjen e radhës dhe më vonë, sepse ai ka punuar dhe ka sakrifikuar. Nuk e shoh si mungesë problemin e trajnerit. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe duhet të mendojmë për fitore”, përfundoi Nica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *