Nica bën planin, Laçi gati për “finalen”

0

Laçi ka përmbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e radhës me Vllazninë, një sfidë vendimtare kjo për objektivin e kurbinasve për të qëndruar në Superiore. Nën urdhrat e dyshes Nica-Zani skuadra ka punuar e përqendruar dje në ambientet e stadiumit, teksa lojtarët kanë pasur mundësinë të përshtaten me fushën ku do të luajnë ndaj kuqebluve. Objektivi për ta është i qartë dhe do të bëhet gjithçka që kjo ndeshje të kalohet me sukses. Duke parë kalendarin që kanë kundërshtarët, me Flamurtarin që pret Partizanin, Tiranën që udhëton në Korçë dhe Teutën në Gjirokastër, kjo është një mundësi e mirë për bardhezinjtë që të ndryshojnë edhe pozicionin në tabelën e klasifikimit, ku aktualisht mbajnë vendin e parafundit, i cili të çon një kategori më poshtë. Diferenca me Tiranën dhe Flamurtarin është dy pikë, ndërsa me durrsakët tre pikë. Gjatë këtyre ditëve stafi teknik ka dhënë udhëzime të shumta për futbollistët, ndërkohë që klubi ka ftuar tifozët që të jenë sa më ët shumtë në stadium dhe ta mbështesin ekipin në këtë moment, pasi për ta ka vetëm finale dhe qëndrimi në Superiore është shumë i rëndësishëm.

FORMACIONI – Përgjithësisht Laçi nuk ndryshon shumë nga ndeshja në ndeshje, sigurisht kjo varet nga situatat, pasi ka pasur raste kur mungesat kanë qenë të shumta prej dëmtimeve e pezullimeve, ndaj edhe lëvizjet kanë qenë të detyruara. Ndaj Vllaznisë nuk janë të gatshëm dy lojtarë, Taulant Sefgjini i pezulluar me kartonë dhe Regi Lushkja i dëmtuar që në sfidën me Luftëtarin. Kavajasi mungoi edhe ndaj Partizanin, ndërkohë që do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Flamurtarin. Rikthehen të gatshëm Arbër Shala dhe Erjon Vucaj, të cilat do ta nisin nga minuta e parë sot. Kapiteni zë vendin e shkodranit Dema, ndërsa Shala zëvendëson Sefgjinin.

Kalaja nuk ia del, grumbullohet Bardulla

Në prag të ndeshjes me Laçin, kuqeblutë zhvilluan dje pasdite seancën e fundit stërvitore, që i shërbeu teknikut Armando Cungu për të aplikuar skemat e lojës dhe për të përcaktuar emrat, që do të dalin sot në fushë. Ra në pamundësia për t’u stërvitur me grupin e mesfushorit Arlind Kalaja, i cili, ashtu si Bakaj i skualifikuar, do të mungojë në përballjen e sotme me Laçin. Një shqetësim jo i vogël për Cungun. Në dyshim gjatë gjithë javës ka qenë edhe mesfushori Florind Bardulla për arsye dëmtimi, por këmbëngulja e stafit mjekësor me terapi intensive ka bërë të mundur të paktën që ai të jetë në 18-ëshe. Pas seancës së djeshme, Vllaznia është grumbulluar në kompleksin “Gardenland Resort”. U mendua që grumbullimi të realizohej në një nga hotelet e Shëngjinit, por më pas u vendos për të qëndruar në këtë kompleks, 20 kilometra në dalje të Shkodrës.

Formacionet e mundshme

Laçi: Selmani – Musaj, Lulaj, Qaqi, Shala – Nika, Gjoni, Jonuzi, Serxhio – Vucaj – Mensah

Vllaznia: Selimaj – Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka, Gurishta – Çinari, Tafili, Krymi – Shtubina, Hebaj

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image