“Ngo nuk luan sa të jem unë?!”, Mema vë pikat mbi “i”

0

Tirana fitoi djeme Kastriotin, duke marrë pikët e plota pas tetë ndeshjesh. Bardheblutë arritën të realizojnë plot katër herë në portën e krutanëve, ndërkohë që njërin prej golave e realizoi Majkëll Ngo. Për sulmuesin anglez ishte i pari në Superiore.

Pas ndeshjes, trajneri Mema ka folur edhe për Ngo. Ai ka theksuar se gjithçka mes tij dhe lojtarit është sheshuar, ndërkohë që ka paqe edhe me klubin. Tekniku i bardhebluve ka treguar situatën me sulmuesin.

“Nuk e kam thënëqë Majkëll Ngo nuk do të aktivizohet sa të jem unë në drejtim. Në fillim ka pasur një masë disiplinore nga klubi. Nuk e kujtoj ta kem thënë diçka të tillë. Nëse e kam thënë, i mbahem asaj që them. Por midis meje dhe Majkëllit është sheshuar çdo gjë. Kemi arritur një mirëkuptim të dy bashkë, sikurse edhe lojtari me klubin. Ana disiplinore është e para, pastaj vijnë të tjerat”, është shprehur trajneri Mema për “SportEkspres.com” dhe mediat e tjera të pranishme.

FLORIAN ALLA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.