Ngo komplimenton Memën: I heq kapelën, ka bërë punë të mahnitshme

0

Majkëll Ngo vazhdon po përjeton një moment të mahnitshëm, teksa shënoi për të tretën ndeshje radhazi me fanellën e Tiranës. Për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, sulmuesi anglez u shpreh i lumtur që skuadra nuk pësoi humbje ndaj Teutës dhe komplimenti trajnerin Mema për punën e bërë gjatë katër muajve të fundit.

TRAJNERI MEMA – “Trajneri ka bërë një punë të mrekullueshme. I heq kapelen, pasi ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës. në fillim patëm një keqkuptim. Nuk e njihja atëherë. Njerëzit s’duhen gjykuar”.

BARAZIMI – “Jam i gëzuar që morëm një pikë sot. Vazhdojmë të mbajmë ritmin dhe tani mendojmë për ndeshjen tjetër, më e rëndësishmja është që nuk humbëm”.

GOLAT – “Sigurisht unë futem në çdo ndeshje për të shënuar, këtë kam në mendje. Gjithsesi më e rëndësishme është që skuadra të fitojë të dhe ngushtojmë diferencën me skuadrat e kreut. Nëse nuk shënoj mundohem të shërbej shokët e ekipit”

TEUTA – “Ata kanë mbrojtës të mirë. Luajtën me pesë mbrojtës dhe tre qendërmbrojtësit po më markonin, ishte një mbrëmje e vështirë, por më e rëndësishme është që shënova, sigurisht nuk pata as kolegun tim në sulm Hasanin”.

KOMUNIKIMI – “Natyrisht unë kam luajtur në ekipe të mira, që të luash në këtë lloj niveli duhet të kesh mentalitetin e duhur. Komunikimi është shumë i rëndësishëm në çdo moment shkëmbejmë informacione me njeri-tjetrin”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.