Ngo çon peshë tifozët e Tiranës, zbarkon në kryeqytet

Tirana mposhti një ditë më parë Bylisin me rezultatin 5-1, ndërkohë që veç trajneri Ardian Mema nuk i gëzohet vetëm faktit që shënuan Agustin Torasa, Edon Hasani dhe Ernest Muçi (3 gola). Një tjetër lajm i mirë vjen për tifozët.

Majkëll Ngo do të jetë pjesë e Tiranës dhe Mema e pranoi një ditë më parë. Në orët e para të ditës së sotme anglezi ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Ai ka postuar edhe video në rrjetet sociale.

Ngo sezonin e shkuar ishte sulmuesi kryesor i skuadrës, teksa shënoi 4 gola në kampionat dhe 6 në Kupë. Së bashku me Muçin dhe Ismael Dunga do të jenë alternativat e Memës për sulmin e Tiranës këtë sezon.

Foto e postuar nga Ngo, rruga e aeroportit të Rinasit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *