Ngjyrat kuqezi tërbojnë serbët, Bora Zemani në shënjestër

Që prej Serbi-Zvicër, mediat serbe janë fokusuar totalisht të shqiponjat kuqezi të Zvicrës, duke sulmuar ata që i konsideron provokatorë, por duke sulmuar edhe Zvicrën e po ashtu FIFA-n, që nuk dënoi Xhakën e Shaqirin.

Nuk mbaron me kaq, sepse portalet serbe e kanë zakon në raste të tilla që të publikojnë gjithçka u vjen për mbarë dhe që shërben për të krijuar debate.

Telegraf.rs është kapur edhe me drejtuesen e emisionit Bar Sport Skedina në Supersport, Bora Zemani, duke marrë shkas nga një video ku bukuroshja e televizionit mundohet të xhonglojë, pa shumë sukses.

Pikërisht veshja kuqezi e Borës shërben si motiv për të krijuar një lidhje me kombëtaren për gazetarët serbë, që mendojnë se Bora është veshur kuqezi për Kombëtaren shqiptare, ose atë zvicerane, meqë ne nuk jemi në Botëror.

Gjithsesi, videoja është e bërë disa muaj më parë, gjatë emisionit të saj, dhe nuk ka lidhje fare me Zvicrën.

ju

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *