Ngjyrat e “Loro Boriçi”-t, të kerkosh “qimen në qull!”

0

Ne fillim mungojne fondet, me pas ngjyrimi i stolave eshte i ngjashem me ate te flamurit te Serbise (por jo te Frances, apo thjesht te stemes se Vllaznise, sepse duhet te ishin kuqeblu, por harrohet qe ne çdo stadium te botes e bardha ne stola eshte diçka qe i jep me shume bukuri nese shihet nga lart, fotografite kryesisht). E verteta eshte se shkodranet, me ne fund, do te kene nje stadium qe meritojne, sepse mbeten nje nga tifozerite me te nxehta ne Shqiperi dhe nder me korrektet, pavaresisht ndonje “sfumature”, por qe eshte dicka e pashmangshme, njesoj si te mos besh therrime me buken ne tavoline. Qeveria kishte premtuar se do t’i dhuronte nje impiant modern dhe ashtu eshte duke bere, ne nje vend ku tranzicioni politiko-ekonomik vazhdon te jete i kobshem dhe ku askush nuk perdor transparence. Kombetarja na dhuroi Francen, tani po na “dhurohet” edhe “Loro Boriçi”, qe do t’i rikthente lavdine Vllaznise dhe tifozeve, duke i larguar nga ai “kotec pulash”, me gjithe respektin, e “Reshit Rusit”… Ndoshta, e vetmja polemike qe shqiptaret dhe sportdashesit mund te bejne eshte me strukturen e projektuar disi gabim, duke i mohuar pamjen e plote 200 vendeve ne nje njeren nga tribunat… Por, serish edhe ketu do te ishte “e kerkoje qimen ne qull”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here