Ngjeshje tek Interi, Fiorentina takim për mesfushorin

0

Borha Valero ka dhe një vit kontratë me Interin, por me shumë gjasa mesfushori spanjoll do ta mbyllë me ekipin zikaltër pas dy sezonesh relativisht të suksesshme. Për 34-vjeçarin interesohet ish-skuadra e Fiorentinës.

Spanjolli luajti për pesë vite në Firence ku u kthyer në një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.  Sipas “Sky Sports”, ditën e sotme drejtori i sportiv i klubit toskan, Daniele Prade ka zhvilluar një takim me homologun e tij zikaltër Piero Auzilio, ku temë bisedë ka qenë transferimi i Borha Valeros.

Mosha e madhe e futbollistit e bën të vështirë që Interi të ketë kërkesa të larta për kartonin e lojtarit, ndoshta marrëveshja mund të mbyllet me një shumë simbolike ose mes kalimi i spanjollit në Firence do të behet me anë të një huazimi 1-vjeçar.

Opsioni i fundit është mëse i realizueshëm. Mesfusha e Interit ka pësuar një ngjeshje me transferimin e lojtarëve si Sensi dhe Barela dhe është e qartë për të gjithë që Borha Valero është kthyer në një lojtar të tepërt për stolin e Interit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.