Ngjarje e rëndë në Serbi: U sulmuam se jemi shqiptarë!

Lugina është një nga ekipet shqiptare që garon në futbollin serb, sigurisht jo në nivele të larta. Para ndeshjes së javës së 20-të, e vlefshme në kampionatin e Rrethit të Pçinjes, lojtarët e ekipit shqiptar kanë rënë pre e dhunës fizike dhe verbale. Ata denoncojnë dhe publikojnë edhe disa fotografi, ndërkohë që presin që edhe organet e drejtësisë në Serbi të marrin masa dhe të zbardhin çështjen.

DEKLARATA E LUGINËS – “Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit “Lugina” në Levosojë! Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Luginë të Preshevës e më gjerë , klubi Lugina përtej problemeve e gjërat që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Luginës sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas .

Duke ditur cilësinë e futbollistëve që ka klubi, ekipi vendas kishte përgatitur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Luginës ishte përleshja fizike ndaj futbollisteve në mënyrë tinëzare .

Siç e cekem dhe më lart, ishte e gjitha e orkestruar dhe ndër qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Luginës ishte dhe kombësia Shqiptare klubit. Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyer në baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare. Prandaj ju bëjmë thirrej organeve të Drejtësisë, organeve Komunale dhe mediave që këtë rast tinëzar në dëm të vetmit klub shqiptar ta shqyrtojnë në organet më të larta.

Ngjarjet që kanë ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si mysafir, klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerueshme. Klubi Lugina , do të jene gjithmonë pranë futbollistëve në çdo lloj rasti, e në çdo lloj vendimi”, shkruhet në deklaratën e klubit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *