Ngërç te Partizani, Milinkoviç nuk pranon kushtet

Serbi nuk është dakord me ofertën e “demave”, pasi nuk i është lënë mundësi zgjedhjeje në merkato. Trajneri i ri mund të jetë në dorë të Moxhit

Takimi ndërmjet drejtuesve të Partizanit dhe trajnerit serb Mlladen Milinkoviç duket se ka përfunduar dhe palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, të paktën deri tani. Në merkato jemi mësuar që gjërat lëvizin krejtësisht dhe brenda orës, por të paktën ajo që është e sigurt deri tani, nisur edhe nga burime pranë klubit të kuq, është se trajneri serb nuk ka pranuar kushtet e Partizanit. Milinkoviç dhe drejtuesit e kuq i shkelën syrin publikisht njëri-tjetrit, por marrëveshje mes tyre nuk është arritur. Ideja e presidentit Gaz Demi për ndërtimin e klubit bie ndesh me trajnerin serb, pasi nuk kanë të njëjtat ide.

NGECJA – Presidenti Gaz Demi i ka besuar të gjithë ekipin dhe merkaton Drejtorit të Përgjithshëm Luçiano Moxhi dhe kjo nuk i ka pëlqyer teknikut Milinkoviç. Fakti që nuk do të marrë pjesë në merkato dhe do të jetë i pafuqishëm në këtë pjesë ka bërë që të mos pranojë edhe ofertën e të kuqve për momentin. Në ditët në vijim pritet ndonjë zhvillim i ri, por deri tani pista e trajnerit Milinkoviç është zbehur.  

ITALIA – Sytë e të kuqve janë të drejtuar nga Italia. Trajneri duket se do të jetë përsëri zgjedhje e Drejtorit të Përgjithshëm Luçiano Moxhi. Italiani do të afrojë pranë ekipit me shumë mundësi ndonjë besnik të tij. Emrat po vëzhgohen nga afër, ndërsa vëmendja e Moxhit është e përqendruar si në afrimin e lojtarëve, tani edhe te trajneri i ri.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *