Nga vërshëllimat te duartrokitjet, Suso rrit besimin te tifozët e Milanit edhe me fjalët

Nga vërshëllimat që ishin të gjitha për të dhe kritikat e tifozëve, te ulja në stol dhe rikthimi si protagonist. Ky është Suso, që i vetëm arriti të shpëtonte Milanin nga një tjetër barazim i turpshëm që mund të merrej me SPAL.

Një goditje dënimi dhe topi përfundon në rrjetë, ashtu siç sulmuesi spanjoll di të bëj në mëyrën më të mirë. Por pavarësisht kësaj, e di më së miri situatën aktuale dhe se nuk ka vend për gëzim. Nëpërmjet një reagimi, jep edhe shembullin e duhur, se është i ndërgjegjshëm për situatën aktuale: “Goli nuk e ndryshoi historinë dhe nuk fshiu momentet negative apo ato vërshëllimat e merituara. Apo kritikat e drejta.

Thjeshtë na bëri të marrim frymë dhe të kuptojmë se jemi në rrugën e duhur. Luaj me Milanin dhe jam tifoz i Milanit. Nuk ka rëndësi nëse luaj apo shënoj gol. Janë dy ndeshjet e radhës dhe ne besojmë, gjithçka është e mundur”. /Sport Ekspres/