Nga vapa në furtunë, tjetër sfidë për skuadrën e Panuçit

Shqipëria do të ndeshet sot në Gllazgou me Skocinë, një kundërshtar mjaft të fortë. Gjithsesi, vendasit u mundën pak ditë më parë nga Belgjika me rezultatin 0-4 në shtëpi dhe nuk mund të thuhet se janë në momentin e tyre më të mirë.

Kuqezinjtë jo vetëm që ishin në fushë në një ndeshje zyrtare të premten, por u desh që të bënin dhe shumë kilometra për ndeshjen e  dytë të Ligës se Kombeve. Sikur të mos mjaftonte, duhet të përshtaten dhe me ndryshimin drastik të kushteve klimaterike.

Nëse në vendin tonë temperaturat kanë qenë mjaft të larta, në Skoci nuk është e njëjta gjë. Sot në mbrëmje temperaturat do të variojnë nga 12 deri në 14 gradë dhe reshjet e shiut pritet që të shoqërojnë gjatë gjithë ndeshjes. Një sfidë më shumë për kuqezinjtë tanë që duhet të përshtaten në kohë rekord dhe me klimën në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *