Nga tuneli i veçantë te hijet e fushës, Shalke-Werder Bremen është e vështirë për t’u ndjekur nga televizori

Nga Klaudio Ndreca

Shalke 04-Werder Bremen është një prej ndeshjeve që ka vëmendjen kryesore në ditën e sotme, ndërsa është duke u zhvilluar sërish kampionati i Bundesligës pas KOVID-19. Flasim për dy ekipe që nuk janë aspak në formë dhe kërkojnë fitore për të lënë pas krahëve një periudhë aspak të mirë.

Aktualisht është Werderi që po kryeson në rezultatin 0-1, falë golit të realizuar në minutën e 31 nga ana e Bitencourt me një realizim brilant dhe të telekomanduar nga distanca. Detaje vërtet interesante vijnë nga kjo ndeshje, për ta nisur që me tunelin e Shalke 04, atje ku lojtarët bëhen gati për të dalë në fushën e lojës.

Për të vazhduar më tej, dielli i madh e ka bërë edhe më të pamundur shikimin e këtij takimi në televizor, pasi në fushë dhe me kamerën që e transmeton ndeshjen me pamje nga lartë, jepet krejtësisht e paqartë zhvillimi i aksioneve, duke parë hijet e skenës së stadiumit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *