Nga Tirana, në Durrës: luhen ndeshjet e ekstremeve

Tetë ndeshje, tre pikë. Tirana thuajse po prek fundin dhe fitoren e fundit e ka regjistruar ndaj Kastriotit, rivalit të sotëm. Për bardheblutë fitorja është detyrim, por a pajtohen krutanët me diçka të tillë? Kur mendohej se skuadra e Nicës kish marrë rrugën për Kategorinë e Parë, gjërat kanë ndryshuar dhe me grinte Kastrioti po tenton të ringrihet.

Në një “Selman Stërmasi” të boshatisur do të luhet gjithçka për gjithçka. Tre pikët janë “ilaçi” i vetëm për të dyja ekipet. Te Tirana rikthehet titullar Bedri Greca, i cili në derbi mungoi për shkak kartonësh. Nga ana tjetër Kastrioti është i plotë dhe Nica nuk ka bërë asnjë lëvizje në formacion.

Kategoria Superiore – Java 16

E shtunë, më 8 dhjetor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

TIRANA-KASTRIOTI

Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Krabeci, Daja, Hasani, Halili, Greca, Sentamu. Trajner: Ardian Mema
Kastrioti: Kuka, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Okebugu, Shehu, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica

Gjyqtarë: Laver Alla,  Rudin Preça, Marjus Qose, Olsid Ferataj
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Pajtim Aliko

Në Durrës, pak kilometra tej kryeqytetit, luhet një sfidë për garën për titull. Teuta ka mundësinë të ngjitet në vendin e dytë në renditje dhe sot në “Niko Dovana” pritet të ketë më shumë se zakonisht tifozë. Një betejë në fushën e blertë, me Partizanin që do të ruajë diferencën me Kukësin e Skënderbeun.

Teuta vijon me thuajse të njëjtin formacion. Është kthyer Hakaj titullar, ndërkohë që mbetet për t;’u parë se kush do ta zëvendësojë sot Prognin. Te Partizani Ibraimi është i pezulluar me kartonë dhe boshllëkun e tij do e mbulojë Esat Mala. Titullar pritet edhe Hebaj, autor i dy golave në derbi.

Kategoria Superiore – Java 16

E shtunë, më 8 dhjetor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

TEUTA-PARTIZANI

Teuta: Hidi, Gjorgjievski, Shkalla, Osmani, Hakaj, Sidibe, Gashi, Kallaku, Kamara, Vecaj, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi
Partizani: Hoxha, Mala, Atanda, Belica, Trashi, Telushi, Hila, Bardhi, Asani, Mensah, Hebaj. Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Nertil Bregasi, Dojando Myftari, Astrit Mahmuti; Gjyqtarë linje: Kridens Meta, Olsi Sokoli
Delegat: Alban Tafaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *