Nga Teuta në Kroaci, kapërcimi gjigant i Dajan Shehit

0

Lajm me të vërtetë kurioz dhe i bujshëm ai që vjen nga Durrësi: Dajan Shehi shkon te Hajduk i Splitit.

Supersport njofton se mbrojtësi 20-vjeçar është huazuar nga Teuta te Hajduku, ku do të vëzhgohet deri në fund të sezonit.

Më pas Hajduku do të vendosë nëse do ta blejë, ndërkohë që huazimi është në shifrat e 20.000 eurove.

Shifër e rëndësishme, por mbi të gjitha një transferim i bujshëm, për faktin se pak nga pak po evidentojmë lojtarë në Superiore.

Problem për Teutën është se humbet një lojtar që kishte nisur të aktivizohej në ekipin e parë, por gjithsesi në mbrojtje ka disa alternativa.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.