Nga Teuta në Arabi, mbrojtësi firmos kontratë “të majme”

Teuta e ka pritur gjatë, është futur edhe në konflikt me të, por Ante Hërkaç nuk do të kthehet në Shqipëri, sepse ka firmosur në Arabinë Saudite, me Al-Qaisumah FC. Bëhet fjalë për një klub të kategorisë së dytë saudite, por natyrisht niveli i pagave është shumë më i lartë se në Shqipëri.

Një lëvizje surprizë për 26-vjeçarin boshnjako-kroat, i cili kishte nisur stërvitjen me Shiroki Brijeg, klub nga edhe ka dalë si futbollist. Shiroki e priti gjatë, por Hërkaç nuk e mori dot në kohë dokumentacionin nga Teuta.

Transferimi dhe prezantimi në Arabinë Saudite nënkupton që Hërkaç ka zgjidhur problemet juridike dhe me siguri klubi i ri ka paguar Teutën, që verën e shkuar bëri një goditje të shkëlqyer me mbrojtësin e fuqishëm, i cili rezultoi një zbulim në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *