Nga Spliti në… Split, Çekiçi kthehet me titull!

0

Për të 10-tin vit radhazi dhe për të 17-ën herë në histori, Dinamo e Zagrebit fiton kampionatin në Kroaci. Mbrojtësi u dëmtua 3 muaj më parë pikërisht ndaj skuadrës që dje mundi 5-1

 

Leonard Trebicka

Endrri Çekiçi kthehet aty ku e la… Njësoj sikur ato 3 muaj jashtë fushe të ishin fshirë me gomë për të. Sepse, pikërisht ndaj RNK Splitit, përpara 3 muajve, mbrojtësi pogradecar u dëmtua në minutën e 19-të, pas një përplasje. Dje, dy fitore të rëndësishme për atë: rikthimi në fushë dhe fitorja e titullit. Pa harruar derbin e fituar ndaj Sokol Cikalleshit. Pogradecari ka mundur këtë javë kavajasin Sokol Cikalleshin me rezultatin 5-1, ndeshje e cila është luajtur dje Spli-Dinamo Zagreb. Pas dy muaj rikthehet ne fushën e lojës pogradecari i Dinamos së Zagrepit, Endri Çekiçi. Çekiçi është dëmtuar dy muaj më parë në po takimin me Splitin dhe rikthehet po ndaj kësaj skuadre për të luajtur për 45 minuta. Ndeshje e cila është fituar nga zagrebasit me rezultatin 5-1. Duhet thënë se lojtari i ekipit tonë kombëtar U-21 për sa ka qenë në fushën e lojës edhe për specialistët ka qenë nga më të mirët në fushë. Në momentin e dëmtimit në shpatull, u tha se për pogradecarin është mbyllur sezoni, por për fatin e mirë pas vizitës së parë mjekësore lajmet kanë qenë të mira. Ndaj dhe për këtë nuk janë dashur më tepër se dy muaj për t’u rikthyer edhe një herë tjetër në kushte loje. Fakti që Çekiçi ka luajtur për 45 minuta tregon se tashmë është i gatshëm për të luajtur më shumë minuta në takimet e tjera të këtij sezoni. Loja e kësaj jave ndaj skuadrës së Cikalleshit tregon se Çekiçi tashmë është rikthyer. Madje me këtë fitore Dinamo Zagreb ngjitet në kuotën e 80-të pikëve dhe për herë të 10-të radhazi zagrebasit shpallen kampionë të Kroacisë, që ngrenë trofeun për të 17 herën herë në 24 kampionate në total. Supremaci e vërtetë.

 

45

Minuta

Luajti Endri Çekiçi në sfidën e djeshme. i aktivizuar në pjesën e dytë, ai festoi në fund fitoren e titullit, disa javë përpara. Ndërkaq, në ndeshjet e mbetura do të ketë më shumë minutazh për të

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.