Nga spektakolarë në problematikë, tifozët e Aintrahtit shkaktojnë kaos në Romë

0

Incidente në Romë, para dhe gjatë ndeshjes së Europa League ndërmjet Lacios dhe Ajntrahtit të Frankfurtit. Jo shumë larg stadiumit “Olimpiko”, ku të pranishëm ishin vetëm 3 mijë tifozë vendas dhe 10 mijë mbështetës gjermanë.

Disa tifozë të Ajntrahtit u ndaluan nga policia, pas përleshjeve me një grup të tifozëve vendas, por edhe me policinë e Romës. Uniformat blu të kryeqytetit italianë dyshonin se mes ultrasve miq, ndodheshin edhe tifozë të Atalantës. Sheshet e qytetit ishin të mbushura me shishe xhami, pavarësisht se prej mbrëmjes së të mërkurës kishte hyrë në fuqi urdhëri për të mos u shitur gjermanëve pije alkoolike.

Incidentet vijuan edhe në brendësi të stadiumit, ndërkohë që po luhej ndeshja. Në pjesën e dytë të lojës, nga sektori i tifozëve të Ajntrahtit të Frankfurtit u hodhën tymse dhe mjete plasëse drejt tribunave të tifozëve të Lacios. Menjëherë pas golit të Korreas, disa mbështetës miq tentuan të pushtonin fushën, por u ndaluan nga policia.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.