Nga Shqipëria deri në Bullgari, Mustedanagiç prezanton “shumëkombëshen” kuqezi

Shqipëria U-17 do të luajë këtë muaj ndeshjet e turit të parë kualifikues drejt Kampionatit Europian.

Ashtu si U-19, edhe djemtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç do t’i luajnë ndeshjet në Tiranë.

Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga datat 19-25 tetor ku bëjnë pjesë Spanja U-17, Kroacia U-17 dhe Lihtenshtejni U-17.

Në 24 emrat e përzgjedhur bien në sy 10 lojtarë që luajnë në Shqipëri, ndërsa të tjerët nga Italia e deri në Greqi, Maqedoni e Bullgari.

Ky është kalendari i ndeshjeve:

19 tetor
12:00 Spanjë-Lihtenshtejn “Niko Dovana”
14:00 Shqipëri-Kroaci “Selman Stermasi”

22 tetor
12:00 Spanjë-Shqipëri “Selman Stermasi”
14:00 Kroaci-Lihtenshtejn “Elbasan Arena”

25 tetor
14:00 Kroaci-Spanjë “Elbasan Arena”
14:00 Lihtenshtejn-Shqipëri “Selman Stermasi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *