Nga Shkëmbi te Kallaku: merkato, kush bën diferencën në Superiore dhe “leksionet”

0

Teuta po bën mirë këtë sezon, teksa renditet në vendin e tretë në klasifikim. Gjatë verës durrsakët bënë shumë lëvizje në merkato dhe grupi i lojtarëve në dispozicion të trajneri Bledi Shkëmbi nuk është i vogël. Pas ndeshje me Kukësin, tekniku korçar foli edhe për merkaton.

“Mendoj se me lojtarët që kemi jemi të kënaqur. Nëse del ndonjë lojtar që bën diferencën, që të jetë më i mirë se këta që kemi, patjetër që mund ta afrojmë. Në të kundërt, jemi mirë kështu. Nuk po shikojmë për asnjë lojtar, është shpejt. Unë dhe klubi jemi të kënaqur me lojtarët që kemi. Pastaj ndoshta deri në fund të ndeshjeve që na kanë ngelur do të shoshim se çfarë do të vendosim”, u shpreh Shkëmbi pas ndeshjes me Kukësin.

Ish-mesfushori, i pyetur në lidhje me ekipet që po bëjnë diferencën në kampionat, për “SportEkspres.com” tha: “Deri në këto momente diferencat i ka bërë Skënderbeu me Partizanin. Rezultatet tregojnë që ato të dyja po bëjnë diferencën. Megjithatë kampionati është i gjatë dhe të shohim”.

KALLAKU – Mesfushori i Shpresave la Laçin në verë dhe kaloi te Teuta. Sherif Kallaku është një element me të ardhme dhe fillimin nuk e pati të lehtë në Durrës, pasi pat pësuar një dëmtim që kur ishte te kurbinasit.

“Të them të drejtën dua të falënderoj edhe profesor Shkëmbin, i cili më ka dhënë besimin e duhur. Shpresoj t’ia kem shpërblyer deri tani. Do vazhdoj të punoj akoma më shumë. Ngadalë-ngadalë po e marr veten mirë, nuk jam aty duhet. Gjithsesi do punoj të arrij maksimumin tim”, u shpreh Kallaku.

Më tej ai u shpreh i kënaqur me atë që ka bërë Teuta deri më tani. “Mendoj se jemi një grup i ri. Mund të kishim marrë edhe më shumë pikë, por jemi të kënaqur me punën që kemi bërë”, shtoi mesfushori.

Kallaku ka mundësinë të marrë leksione nga Bledi Shkëmbi, pasi luan edhe vetë si organizator. “Gjithmonë përfitoj rasti të mësoj nga ai, mundohem të marr shumë gjëra nga profesori, pasi ka qenë një lojtar shumë i mirë”, përfundoi mesfushori i Teutës.

VLADIMIR PRENGA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.