“Nga shiu në…breshër”! Krahasimi mes Giampaolo dhe Piolit, te Milani ka gjithmonë më keq

Milani ka shkarkuar trajnerin Giampaolo në pushimin e fundit mes Kombëtareve si të keqen e vetme te skuadrës. Në krye të ekipit erdhi trajneri Pioli për të ndryshuar historinë, por deri tani ka bërë vetëm më keq. Mediat në Itali kanë bërë një krahasim mes dy teknikëve, megjithëse nuk kanë të njëjtin numër të ndeshjeve.

Por ajo që vihet re është një mesatare më e ulët e pikëve të marra për takime nga Giampaolo sesa nga Pioli. Ky i fundit ka grumbulluar nga 1 pikë për takim, kundrejt 1.3 pikëve që llogaritet mesatarja e njeriut që do të zëvendësonte. Gjithashtu edhe golat e pësuar janë në një numër të lartë, duke parë që dy prej kundërshtarëve në katër ndeshjet e zhvilluara ishte SPAL-i dhe Leçe. /Sport Ekspres/