Nga shiu në breshër, dëmtohet rëndë Nojer

0

Sikur të mos mjaftonte eliminimi i hidhur nga Liga e Kampioneve në Madrid, me polemika pa fund, Bajerni ka marrë edhe një lajm tjetër të keq.

Portieri Manuel Nojer është dëmtuar rëndë dhe nuk do të luajë më këtë sezon.

Ylli i kombëtares gjermane pësoi një frakturë në këmbë kur Kristiano Ronaldo shënoi golin e tretë personal, që praktikisht mbylli gjithçka.

Bajerni ka njoftuar se portieri do të mungojë për dy muaj, lajm që është konfirmuar edhe nga Karl-Hainc Rumenige: “Nojer ka pësuar një dëmtim serioz dhe do të mungojë për 8 javë”.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here