Nga sherrxhi në hero, Zhardim: Futbolli francez vlen

0
Monaco's head coach Leonardo Jardim directs his players during a Champions League round of 16 second leg soccer match between Monaco and Manchester City at the Louis II stadium in Monaco, Wednesday March 15, 2017. Midfielder Tiemoue Bakayoko's thumping header sent Monaco through to the Champions League quarterfinals as the home side beat Manchester City 3-1 on Wednesday to progress on the away goals rule in another pulsating match between two attack-minded sides. (AP Photo/Claude Paris)

Trajneri i Monakos Leonardo Zhardim ka filluar të fitojë zemrat e të gjithëve me futbollin e bukur e sulmues që aplikon. Pasi nuk ka luajtur thuajse fare si futbollist profesionist, portugezo-venezuelani ka trajnuar për herë të parë në kategorinë e tretë portugeze si ndihmës në moshën 27-vjeçare, për të vazhduar me sherre me presidentët, nga Salvadori, e deri në Greqi.

Deri në momentin që Monako i bën një ofertë dhe për 3 milionë euro e transferon në principatë. Dy herët e para ai nuk arrin dot që të kualifikojë Monakon, por, këtë radhë ia del. Dhe mbrëmë ka qenë nata e tij. I duartrokitur edhe nga Princi Alberto i Monakos, aventura e trajnerit tashmë është një ëndërr që është bërë realitet.

Plot 126 gola të shënuar këtë sezon, Monako është tashmë një realitet i bukur dhe sipas trajnerit Zhardim, janë rivalët në Champions ata që duhet të shqetësohen për shortin e nesërm

“Jam i lumtur, dua të falënderoj skuadrën time. Me skuadrat angleze na ecën, kemi mundur Arsenalin në vitin 2015, mundëm dy herë Totenhemin nkëtë sezon. Mungonte Falkao, mungonte Glik, pakkush besonte se mund t’ia dilnim ndaj Sitit, por e merituam kualifikimin. Edhe në ndeshjen e vajtjes Siti pati pak fat. Unë gjithmonë e mbroj Ligën 1. Franca ka skuadra të mira, lojtarë të mirë dhe trajnerë të mirë. Shorti? Nuk shqetësohemi, ndoshta më shumë duhet të shqetësohen rivalët tanë”, kanë qenë fjalët e tij në fund. Një ecuri e jashtëzakonshme që po e bën atë një trajner të aftë, edhe pa qenë futbollist, njësoj si Saki dhe Murinjo. Ëndrra vazhdon.  

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image