Nga Shaqiri te Balaj, ja vlera e shqiptarëve në merkaton e janarit

0

Adresa e famshme transfertmarkt ka bërë një rivlerësim të futbollistëve me origjinë shqiptare. Sa kushtojnë kartonat? Ja përgjigjia

Për këtë shkak, koha.net ka nxjerr statistikat në bazë të të cilave rendit lojtarët shqiptarë sipas vlerës së tyre aktuale në treg. Çmimet janë të bazuara në faqen “transfermarkt”, e cila shquhet për kalkulime të përafërta dhe është pikë referimi edhe për mediat e huaja. Më i shtrenjti në listë është Xherdan Shaqiri. Përfaqësuesi i Zvicrës vlerësohet plot 20 mln euro. Pikërisht Shaqiri është ai që përflitet më së shumti në këtë merkato. Pas Shaqirit vijnë Januzaj e Granit Xhaka me nga 10 mln. i katërti në listë është Shkodran Mustafi me 8 mln, i pasuar nga Xhemaili e Mehmedi me nga 7 mln. Gjithnjë sipas transfermarkt, Behrami ka vlerën 6 mln euro kurse Kasami 5 mln. Dy lojtarët e Lazios, kapiteni i kombëtares – Lorik Cana dhe portieri Etrit Berisha vlerësohen me nga 3 mln, kurse Taulant Xhaka me 2.25 mln. Të fundit në listë janë Lenjani, i cili vlerësohet 1.5 mln euro dhe Balaj i cili vlerësohet 600 mijë.

 

Renditja sipas vlerës

Xherdan Shaqiri          20 mln euro

Adnan Januzaj            10 mln euro

Granit Xhaka              10 mln euro

Shkodran Mustafi       8 mln euro

Blerim Xhemaili          7 mln euro

Admir Mehmedi         7 mln euro

Valon Behrami            6 mln euro

Pajtim Kasami             5 mln euro

Lorik Cana                  3 mln euro

Etrit Berisha                3 mln euro

Taulant Xhaka             2.2 mln euro

Mergim Mavraj           1.7 mln euro

Ermir Lenjani              1.5 mln euro

Bekim Balaj                600 mijë euro

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.