Nga Sarri te Hysaj, një shqiptar bën merkaton e Çelsit

Këtë javë pritë të nisë epoka Sarri të Çelsi, me ish-trajnerit e Napolit që do të nisë punë zyrtarisht në klubin anglez.

Operacionin e kalimit të trajnerit italian po e kryen një agjent i famshëm me origjinë shqiptare, Fali Ramadani, i cili ka vite që është ndër agjentët me të fuqishëm në qarkullim, duke furnizuar Europën në të shkuarën me lojtarë nga Ballkani.

Ramadani po bisedon me Juventusin për një kalim të mundshëm të qendërmbrojtësit Rugani në Londër, si dhe ka kërkuar informacione për Pjaniç, ndërkohë që ka biseduar edhe me vëllain agjent të Higuainit.

Po ashtu, Ramadani po bisedon me Napolin për Hysajn, duke bërë në një farë mënyre rolin e drejtuesit të Çelsit, me klubin londinez që nuk po kryen në mënyrë të drejtpërdrejtë asnjë tratativë.

Ramadani nuk ndalet me kaq, sepse po kërkon një portier për Çelsin, me belgun Kurtua që nis vitin e fundit të kontratës. Synimi i Ramadanit është të çojë në Londër një ndër portierët në të mirë në botë, brazilianin Alison, i cili dëshiron Realin, por madrilenët nuk kanë marrëveshje me Romën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *