Nga Rrumbullaku te Alla, shumë mungesa te Kukësi

0

Kukësi nisi sot përgatitjet për pjesëmarrjen në kupat e Europës dhe natyrisht seanca e parë ishte më shumë si apel para trajnerit Pakult, duke bërë me pas vrap nga liqeni.

Në stërvitjen e parë ishin të pranishëm thuajse gjithë afrimet verore: mbrojtësit Maliqi e Harallamb Qaqi, Arlind Kalaja, Vesel Limaj dhe sulmuesi i ri Varfi, ndërsa nuk ishte i pranishëm portieri i ardhur nga Kosova Maloku.

Kishte edhe mungesa të rëndësishme nga grupi i sezonit të shkuar.

Nuk ishin në stërvitje portieri Frashëri, mbrojtësit Rrumbullaku e Albi Alla dhe mesfushorët Dzaria e Elton Kale, të gjithë me leje.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.