Nga Ronaldo te Bordoja, mesazhe pa fund për Zidan

Largimi i Zinedin Zidan nga Reali ka tronditur futbollin, pasi ishte një surprizë e jashtëzakonshme.

Ndoshta vetëm lojtarët e Realit nuk janë befasuar, sepse e dinin prej kohësh që trajneri francez mund të largohej, ndërkohë që vetë Zidan deklaroi sot se i kishte njoftuar lojtarët një nga një.

Mesazhet për legjendën e Realit kanë qenë pa fund, duke nisur nga Reali, që ka postuar një foto të trajnerit të hedhur në ajër nga lojtarët, duke shkruar “Faleminderit”.


Ronaldo na postuar një foto në Instagram ku shfaqet me trajnerin e vet, duke shkruar: “Jam krenar që kam qenë lojtari yt, faleminderit për gjithçka Mister”.

Edhe klubi që e ka bërë të famshëm, Zidanin, Bordoja, ka postuar një mesazh për trajnerin e njohur, duke e uruar për gjithçka ka bërë në Madrid.

Natyrisht, mesazhe nga gjithë lojtarët e Realit, të cilët në rrjetet sociale kanë falënderuar dhe përshëndetur trajnerin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *