Nga rinovimi i Donarumës, tek ëndrra Obamejang

0

120 mln euro për merkaton e kuqezinjve. Në listë edhe Fabregas, Kejsi dhe Pelegrini i Sasuolos

Nga do të niset Milani i ri i Jonghong Li-së? Pasi ka mbyllur praktikat  burokratike dhe ka përfunduar me sukses atë blerje aq të pritshme të Milanit, tashmë sytë e tifozëve janë të gjithë të vendosur te drejtimi sportiv i klubit. Dhe diçka e tillë do t’I besohet dyshes Fasone-Mirabeli, që, në muajt e fundit kanë punuar paralelisht me Galianin për të përgatitur të ardhmen kuqezi. Fasone do të jetë një administrator i deleguar, teksa Mirabeli do të jetë drejtori sportiv.

XHIXHO DHE MONTELA – Ka ende punë për të bërë, sidomos te rinovimet. i pari, që është edhe më i rëndësishmi është ai më i rëndi, i Xhixho Donarumës (që skadon më 2018-n). Shumë herë menaxheri i tij, Mino Rajola, ka dhënë alarmin në klubin kuqezi, duke kërkuar garanci. Por, në realitet, edhe më parë se portieri fenomenal, drejtuesit duhet të mendojnë për Vinçenco Montelën. Trajneri kuqezi e ka thënë edhe në konferencë për shtyp përpara derbit, që pas shitjes së klubit: “Duhen dy vetë për t’u martuar”. Një mesazh i qartë, edhe Montela do të kuptojë ambiciet dhe rrugët që duhet të ndërmarrë.

TË TJERËT – Situatat e tjera të brendëshme mbi të cilat duhet punuar janë ato të rinovimeve të Susos (skadencë në 2019-n) dhe De Shiljos (2018), lojtarët me më shumë kërkesa në shtëpinë kuqezi. Më pas është edhe çështja Deulofeu, i ardhur në formë huazimi nga Evertoni. Barcelona do ta riçojë në “Camp Nou”, kështuqë do të duhet një tratativë e rëndësishme për të konfirmuar spanjollin që po bën kaq mirë në “San Siro”. i njëjti diskutim për Pasaliç, që është në huazim nga Çelsi.

MERKATO – Më pas do të jetë merkato. Dhe, në muajt e fundit, Fasone dhe Mirabeli kanë lëvizur nën rrogoz në shumë drejtime, duke vëzhguar disa lojtarë dhe duke lidhur kontakte e mbledhur informacione.  Ka disa objektiva që duket se janë të deklaruar. Fjala është për Sesk Fabregas, Pierr Erik Obamejang, Keita i Lacios, por edhe Pelegrini i Sasuolos, që duhet trajtuar me Romën, duke parë që klubi verdhekuq ka të drejtën e riblerjes për 10 mln euro. Vazhdon të jetë e “nxehtë” ende pista që të çon te Kolashinac, lojtarit që i pëlqen edhe Jucves. Për mbrojtjen emri tjetër i nxehtë është ai i Musakios së Vijarealit. Buxheti i merkatos? Duhet të jetë diku te 50 mln euro, çka do të përjashtonte goditje si ajo e sulmuesit të Borusia Dortmundit.  Edhe pse, sipas “La Repubblica”-s ky buxhet shkon te 120 mln euro. Pra e lejon edhe një goditje të tipit “Obamejang”.

SESK – Fabregas është edhe ëndrra e vërtetë e Mirabelit dhe drejtuesit e rinj do ta donin këtë si një goditje të parë me efekt. Nuk do të jetë e thjeshtë tia heqësh Kontes, që e ka vendosur atë në qendër të projektit të bluve. Obamejang kushton shumë, por afrikani është rritur në Milanelo dhe sapo të mundet, kthehet në Itali, atje ku ka lënë një pjesë të zemrës. Për Keitan, peshon situate në të cilën ai ndodhet me klubin bardhekaltër.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here