Nga regjia e Alioskit te ajo e Bardhit, Sadiku i falet shqiptarëve-maqedonas

Një ndër futbollistët që mund t’i shërbejë pasimet e golave Armado Sadikut pritet të jetë një… shqiptar Maqedonie… Enis Bardhi, fantazisti i blerë nga Levante te skuadra e Ujpeshtit në Hungari, mund të ishte sot me fanellën e Shqipërisë, por për një histori të treguar dhe stërtreguar, mban veshur fanellën e Maqedonisë. Dhe, për ironi të fatit, duket se maqedonasit shqiptarë nuk i ndahen Sadikut, pasi te Lugano asistent ia dhuron Ezgjan Alioski. Ndërsa, tashmë, në regji do të jetë Bardhi. Dhe, dyshja që mund të ishte kuqezi, do të jetë te Levante, në Spanjë.

Shtylla- Armando Sadiku ka edhe një kutjim të hidhur në tokën spanjolle. Në fakt, në ndeshjen që Shqipëria luajti përballë ekipit të “demave të kuq” në Alikante, bomberi kuqezi do të performonte në mënyrë të shkëlqyer, duke goditur edhe shtyllën me kokë. Ajo ndeshje përfundoi 3-0 për spanjollët, por Shqipëria luajti një futboll të guximshëm, aq sa pati edhe përgëzime nga mediet iberike.

Hera e parë – Ishte maji i vitit 2012 dhe Xhani de Biazi kishte vetëm pak muaj që kishte marrë drejtimin e Shqipërisë. Kuqezinjtë do të luanin një miqësore në Vajekas kundër Katarit dhe mes të grumbulluarve ishte edhe ai, Sadiku, vetëm 20-vjeç në atë kohë dhe që sapo kishte lënë ekipin Shpresa të Skënder Gegës. Ai do të futej në fushë në minutën e 66-të në vend të Elis Bakajt. Ishte ndeshja e tij e dytë me fanellën kuqezi.

Goli – Sakaq, ishte 15 shtatori i vitit 2016, kur në “El Madrigal”, përballë Vilarealit do të shënonte një supergol, në grupet e Europa League… Ndeshja u nda me fitoren e spanjollëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *