Nga Prishtina në Bundesligë, transferimi i bujshëm drejt finalizimit

0

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Visaj Bekaj, mbylli pak javë më parë bashkëpunimin me klubin e Prishtinës. Sipas portalit “gazetaolle.com”, 22-vjeçari do të bëjë një hap gjigant duke u transferuar te klubi i njohur gjerman, Hofenhajm.

Kjo lëvizje që pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim është mundësuar nga vetë kreu i klubit prishtinas Remzi Ejupi. Bekaj ka qenë prej disa sezonesh një ndër portierët më të dalluar në IPKO Superliga e Kosovës dhe pjesë e rregullt e grumbullimeve të Bernard Shaland në përfaqësuesen e Kosovës.

Nëse transferimi kryhet me sukses, duhet përmendur se Bekaj do ta nisë si portier i tretë, pas titullarit të padiskutueshëm Oliver Bauman dhe portierit tjetër Filip Pentke. Me shumë gjasa aktivizimet e para të portierit shqiptar do të jenë me ekipin B të Hofenhajmit, që militon në Ligën Rajonale gjermane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.