Nga Pjaca tek Olainka, pas dy vitesh shumë ndryshime

Skënderbeu dhe Dinamo e Zagrebit do të luajnë një tjetër akt të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Dy sezone më parë korçarët bënin që për të parën herë të luhej himni i Champions League në Shqipëri. Për të parën herë “ujqërt” tentuan që të bënin surprizën në një nga ndeshjet më historike për futbollin shqiptar. Pas dy vitesh protagonistët do të jenë të njëjtë, në të njëjtat stadiume do të luhet përsëri për kualifikim, me ndryshimin e vetëm se tashmë vetëm fituesi do të avancojë më tej, ndërsa humbësi qëndron në shtëpi. Skënderbeu asokohe e kishte arritur objektivin, por kërkoi lavdinë e përjetshme, ndërsa tani objektivi kalon nga Zagrebi. “Elbasan Arena” i gëzohej golit të parë në Champions nga ekzekutimi perfekt i Blendi Shkëmbit, i cili sot ka varur këpucët në gozhdë, por në krahun tjetër sfumonin gëzimin e Shqipërisë, Sudani dhe Pivariç, të cilët sot së bashku luajnë ende për kroatët dhe kanë një vlerë të përafërt me skuadrën e Skënderbeut. Sudani realizoi në të dyja takimet tre gola dhe përsëri do të mbetet rreziku kryesor, por në krahasim me dy vite më parë, mungojnë yje si Pjaca i transferuar tek Juventus, apo dhe Rog që ka marrë valixhet drejt Napolit. Në krahun tjetër, Skënderbeu kishte në organikë emra si Bernard Berisha apo dhe Hamdi Salihi e Peter Olainka. Asnjëra nuk vjen me statusin e kampiones, por kjo nuk e zbeh aspak bukurinë e kësaj sfide. Mundësia e Skënderbeut për të marrë hak, por duhet shumë kujdes. “Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron” dhe korçarët e dinë më mirë se kushdo… Dinamo mbetet Dinamo, por dhe Skënderbeu tashmë ka fituar eksperiencën e nevojshme për të bërë hapin e madh, që do ta rreshtonte mes të mëdhenjve…

 

 

Skënderbeu 1-2 Dinamo Z.

Shënues: Shkëmbi 37’/ Soudani 66′, Pivariç 90’+3

Skënderbeu: Shehi , Vangjeli (Ademir 86’), Radas, Jashanica, Shkëmbi, Lilaj, Eskuerdinja, Berisha (Abazi 90’), Latifi (Progni 79’), Nimaga, Salihi. Trajner: M. Josa. Të gatshëm: Lapanji, Dema, Lulaj, Hristov.

Dinamo Zagreb: Eduardo, Sigali, Taravel, Gonçalo, Pivariç, Ivo Pinto, Paulo Mashado (C?coriç 61’), Pjaca, Rog (Antoliç 71’), Soudani (Fernandes 78’), Hodziç. Trajner: Z. Mamiç. Të gatshëm: Jezina, Šimunovi?, Henriquez, Ma?el.

 

Dinamo Z. 4-1 Skënderbeu

Shënues: Soudani 9′; 80′, Hodziç 15′, Taravel 55′ /Esquerdinja 10′

Dinamo Zagreb: Eduardo, Sigali, Taravel, Gonçalo, Pivariç, Ivo Pinto, Paulo Mashado, Çcoriç (Rog 67’), Pjaca (Fernándes 78’), Soudani, Hodziç (Antoliç 52’). Trajner: Z. Mamiç. Të gatshëm: Henriquez, Jezina, Ma?el, Simunoviç.

Skënderbeu: Shehi , Vangjeli , Radas, Jashanica, Arapi, Shkëmbi, Progni (Nimaga 65’), Lilaj, Eskuerdinja, Berisha (Olainka 58’), Latifi (Hristov 78’). Trajner: M. Josa. Të gatshëm: Lapanji, Ademir, Abazi, Lulaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *