Nga Peshkopia, në Fier: Luhen tetë finale në të Parën

Tetë ndeshje në Kategorinë e Parë dhe të gjitha janë pak a shumë si finale. Luhet sezoni në këto dy javë të mbetura të fazës së dytë. Renditja në pesë më të mirat u largon rrezikun e rënies dhe do të ketë garë të fortë. Grupi A zbret i tëri në fushë sot.

Vllaznia luan në transfertë me Vorën e vendit të fundit, ndërkohë që shkodranët presin një dhuratë nga Shënkolli. Lezhjanët presin Erzenin e vendit të dytë. Edhe Dinamo luan jashtë fushe, me Korabin që do pesëshen e parë në klasifikim.

Burreli do pikë mbijetese dhe për të këtë duhet të mundë Veleçikun e vendit të gjashtë. Në Fushë-Krujë zhvillohet një takim mjaft interesant, me Ilirinë që pret skuadrën e Besëlidhjes. Në grupin B sot zhvillohen vetëm tre takime, pasi Bylisi-Tomori dhe Lushnja-Besa janë programuar për të dielën.

Sot Turbina dhe Elbasani do kërkojnë pikët e plota dhe ka në si detyrë të mundin Egnatian dhe Pogradecin, dy ekipe që edhe në transfertë kanë treguar se dinë të marrin pikë. Madje rrogozhinasit janë ekspertë, kur duan sigurisht. Në Fier Apolonia ka një finale me Orikun, pasi një fitore e ngjit në pesëshen e parë.

KATEGORIA E PARË – Java 17

GRUPI A
E shtunë, më 16 shkurt, ora 14:00
Burreli-Veleçiku
Vora-Vllaznia
Korabi-Dinamo
Iliria-Besëlidhja
Shënkolli-Erzeni

GRUPI B
E shtunë, më 16 shkurt, ora 14:00
Turbina-Egnatia
Elbasani-Pogradeci
Apolonia-Oriku

E diel, më 17 shkurt, ora 14:00
Bylis-Tomori
Lushnja-Besa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *