Nga penalltia e humbur, te goli i madh, Velaj tregon emocionet

0

U bë heroina e Shqipërisë në minutën e fundit: Furtuna Velaj luajti për shumë minuta me barrën e penalltisë së humbur në fillim të pjesës së dytë, por nuk u dorëzua derisa gjeti golin e shpërthimit.

Shënoi edhe ndaj Kosovës një supergol, por natyrisht ky ndaj Greqisë vlente dhjetëfish, ishte gol kualifikimi, ndaj rivalit të madh.

Pas ndeshjes Velaj u shpreh: “Jemi shumë të lumtura, një emocion i jashtëzakonshëm, sidomos për mënyrën si u kualifikuam. Humba penallti, por e dija që deri në fund do të më jepej sërish shansi.

” Festuam gjatë sepse lumturuam edhe mijëra tifozët që na mbështetën në stadium, u treguan të shkëlqyer dhe i falënderojmë nga zemra”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image