Nga Partizani te 7.500 eurot e marra në javë, Marash Kumbulla paguhet më pak

Në Itali janë bërë të ditur edhe pagat e futbollistëve, ndërsa tani do të përqendrohemi te Verona. Atje luajnë dy futbollistë me origjinë shqiptare si Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani. Ky i fundit është formuar si lojtar te Partizani, ndërsa bëri kalimin te Dinamo e Zagrebit dhe tashmë është pjesë e Seria A.

Aktualisht, Rrahmani paguhet 7.500 euro në javë, duke u renditur në mesin e tabelës. Ndërsa më pak i paguari është Marash Kumbulla, me vetëm 2.000 euro në javë. Kjo për shkakun se Kumbulla ka ardhur nga akademia, por kjo gjendje do të ndryshojë në janar, pasi mbrojtësi i Shqipërisë po err vëmendjen e të gjithëve. /Sport Ekspres/