Nga Partizani në Kosovë, por goli i Jaupajt nuk i mjafton Flamurtarit në Mitrovicë

Një ndër të rinjtë që nuk kanë gjetur hapësirë te Partizani për sezonin e ri, Ardit Jaupaj, është lodhur së prituri në Shqipëri dhe këtë verë ka shkuar në Prishtinë, ku ka firmosur për Flamurtarin e sapongjitur në Superligë.

Debutimi ishte i pafat për Flamurtarin, sepse vizitonte menjëherë kampionët në fuqi, Trepçën ’89, skuadër e kompletuar, që sot fitoi 3-1.

Jashari me një gol e një asist, Oto Xhon dhe Florent Hasani ishte heronjtë e kampionëve, ndërsa për Flamurtarin ishte pikërisht Jaupaj autori i golit, në minutën e 63-të, kur shkurtoi në 2-1 përkohësisht.

Të dyja ekipet janë përforcuar këtë verë dhe si Trepça ’89, ashtu edhe Flamurtari, kishin nga tre të huaj në formacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *