Nga një stadium bosh, në një plot: milionat dhe rreshtimet në Elbasan e Gjirokastër

Ky vit i Superiores mbyllet me dy ndeshje mjaft interesante, teksa duhet thënë se vëmendjen kryesore e merr Luftëtari-Partizani. Madje edhe Kukësi që përballet me Kastriotin një sy e ka tek ai takim, pasi dëshiron të ngushtojë diferencën me kreun.

Luftëtari pritet që sot të jetë i njëjti me atë që luajti në Korçë, sa i takon rreshtimit të paktën. Bluzinjtë luajnë në shtëpi dhe drejtuesit kanë vendosur të hapin dyert e stadiumit për tifozët. Sigurisht që kjo pritet të sjellë më shumë atmosferë në stadium.

Nga ana tjetër Partizani do tentojë të fitojë dhe të ruajë diferencën me ndjekësit. Mungon Telushi për shkak kartonësh, ndërkohë që është rikthyer Asani. Mbetet titullar Kote, këtë herë në vend të vlonjatit të mesfushës.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18
E diel, më 23 dhjetor 2018, ora 13:30

Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër
Luftëtari-Partizani

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rroca, Demo, Milosavlev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Kote, Mensah, Asani, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Astrit Mahmuti, Olsid Ferataj
Delegat:
Besnik Çela; Vëzhgues: Arjan Mali

Kukësi e ka detyrim fitoren me Kastriotin. Trajneri Cungu, Veç Tigruxhës së dëmtuar dhe që mungon prej javësh, nuk ka as Dzarian për këtë takim. Gjeorgjiani ka marrë leje për shkak të një problemi familjar. Këtë herë nuk është as Cuculi, i cili sakrifikoi në ndeshjen me Partizanin.

Qaqi do të jetë ndryshimi i vetën në formacion, ndërkohë që edhe Kastrioti pritet të jetë po ai që luajti kundër Teutës, por me një ndryshim. Rikthehet Lukman Husein në të djathtë të mbrojtjes dhe Neziri është ai që ulet në stol.

Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Kukësi-Kastrioti

Kukësi: Frashëri, Maliki, Qaqi, Shameti, Krasniqi, Uilliam, Limaj, Shkodra, Ethemi, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Kastrioti: Puja, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Ymeraj, Shehu, Okebugu, Bardhi, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica

Gjyqtarë: Kridens Meta, Melis Dervishi, Rejdi Zajimi, Indrit Myrtja

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Mikel Shestani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *