Nga mungesa e Allës te gjendja e Alvesh, Daja: Nuk jemi aty ku duhet

0

Flamurtari pret Kastrioti nesër në Vlorë, ndeshje që do të nisë në orën 18:45. Kuqezinjtë vijnë pas dy humbjesh dhe do të kërkojnë rikthimin te tre pikët. Trajneri Ilir Daja ka folur në konferencën për shtyp, ku flet për rëndësinë e ndeshjes. Trajneri fton tifozët t’i japin një dorë ekipit, që të kalojë situatën e vështirë, ndërsa ndalet te situata e disa lojtarëve të veçantë.

ECURIA – “Nuk jemi aty ku duhet me këto dy humbje, por duhet të mendojmë pak më gjerë, pasi kemi pasur 3 transferta në 5 javët e para dhe kemi luajtur me skuadra që i kanë filluar përgatitjet shumë herët nga ne, kjo për faktin se kanë qenë pjesëmarrës në Kupat e Europës. Kemi bërë mirë në drejtim të disa gjërave dhe nuk kemi bërë mirë në drejtim të performancës. Çdo gjë e mirë dhe çdo gjë e bukur ka koston e vet. Ndoshta mund të ishim më mirë, por nuk po nisemi nga koha.”

EKIPI – “Kemi një ekip që është ndërtuar nga fillimi dhe kërkon të bëjë tjetër lojë. Nga afrimet e verës, veç Bathës që është përshtatur mjaft mirë me grupin, të tjerët, si Alla, Torasa, Alvesh, i cili është me grip,  por dhe mungesa e Kalesë kanë bërë që manovra jonë sulmuese të mos jetë ajo e duhura në këtë fillim kampionati.”

APELI PËR TIFOZËT – “Do i bëja apel tifozëve që të na mbështesin dhe të vuajnë bashkë me ne, pasi siç i kemi pasur në mbështetje.”

GARDA E VJETËR – “Lojtarët e viteve 80-të na kanë mbështetur si mua dhe ekipin. Ata e dinë mirë se një gjë e mirë dhe një kohë e bukur, do kohën e vet dhe ka koston e vet.”

MUNGESAT – “Jemi mësuar me mungesat. Disa lojtarë të rinj janë bërë pjesë e formacionit, duke nisur nga Hyseni, Deliaj, Beqja etj. Edhe lojtarët e tjerë të rinj që luajtën në Kupë bënë mjaft mirë. Do na mungojë Alla kundër Kastrioti. Alvesh është bashkuar me grupin, por nuk do ta nisë nga fillimi. Pjesa tjetër është e gatshme për këtë ndeshje.”

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.