Nga Milani në Meksikë, mesfushori bën gati valixhet

0

Futbollisti italo-argjentinas Zhoze Mauri po përgatitet për të provuar një eksperiencë jashtë Italisë. Mesfushori u ble nga Milani në verën e 2015-ës, pas një sezoni të mirë me skuadrën e Parmës, por kalimi te kuqezinjtë rezultoi i gabuar për futbollistin shtatshkurtër.

Në tre sezonet që Mauri ka qenë pjesë e Milanit, ai është aktivizuar 10 herë, shifër kjo që mjafton për të treguar se sa zhgënjyes ka qenë lojtari për ekipin e “djallit”.

Sipas “sportmediaset”, 22-vjeçari është shumë afër akordit me klubin meksikan Kruz Azul. Milani nuk do të përfitojë asnjë qindarkë nga kjo transfertë, pasi kontrata e mesfushorit mbaron në fund të sezonit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg