Nga merkato te Murinjo, Pogba: Jam pjekur, Botërori të ndryshon jetën!

0

Barcelona dhe Juventus nuk dorëzohen dhe do të tentojnë të sigurojnë shërbimet e Pol Pogba në seksionet e ardhshme të merkatos. Mesfushori francez ka folur për “Telefoot”, ku komenton të ardhmen e tij, raportin me Murinjon dhe i rikthehet dhe njëherë emocioneve të përjetuara në Rusi, ku ai dhe Franca e tij u shpallën Kampionë Bote.

“Jam nën kontratë me Mançester Junajtid dhe gjithçka po flitet janë vetëm fjalë, derisa të më shihni duke buzëqeshur me një tjetër uniformë. Murinjo? Ka gjithmonë gjëra të vogla që ndodhin, por raporti ynë është i njëjti, një raport mes trajnerit dhe një futbollisti. Kemi objektiva të përbashkëta, të dy duam të fitojmë dhe kjo është ajo që vlen.

Fitimi i Botërorit ishte diçka e mrekullueshme. Ne nuk jemi më të njëjtit njerëz që atëherë dhe fitimi i Kupës së Botës të ndryshon jetën dhe mënyrën se si njerëzit të shohin. Ishte momenti i duhur për mua për t’u bërë më i pjekur, ishte një çlirim i madh”, përfundon mesfushori i “Djajve të Kuq”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.