Nga Manolas te Sançez, Suning bën gati 150 milionë euro

0

Suning nuk ka ndërmend të reshtë investimet tek Interi. Sipas asaj që publikohet në mediat italiane, kompania kineze që ka marrë pronësinë e klubit zikaltër ka vendosur të akordojë një fond prej 150 milionë eurosh për merkaton e transferimeve të muajve të verës me synimin për të siguruar shërbimin e futbollistëve shumë cilësorë për të rritur akoma më shumë nivelin e skuadrës.

Prioriteti i Interit është përforcimi i mbrojtjes dhe emri që po përmendet më shumë është ai i De Vraj nga Lacio që mund të merret për më pak se 40 milionë euro, shifër që pretendohet nga PSG, Roma, Napoli e Benfika për Markinjos, Manolas, Kulibalin dhe Felipen. Përsa i përket reparteve më të avancuara, drejtuesit e klubit milanez vlerësojnë në maksimum Muriel e Shik dhe tashmë i duhet të bëjnë llogaritë me Sampdorian sidomos për Muriel.

Por jo vetëm kaq, Inter po monitoron me vëmendje situatën e Aleksis Sançez që kërkohet edhe nga Juventus. Ndërkohë, Antuan Grizman është ëndrra e madhe e zikaltërve, me francezin që ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për zgjidhjen e kontratës me Atletikon e Madridit. Drejtuesit e Interit nuk kanë lënë jashtë vëmendjes së tyre as futbollistët italianë, ku Federiko Bernardeski dhe Domeniko Berardi janë dy më të ndjekurit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.