Nga majat në greminë, fatkeqi Tarashaj në udhëkryq

0

Tri vite më parë Shani Tarashaj ishte një ndër talentet më premtues të futbollit zviceran. Sulmuesi me origjinë shqiptare kishte mbyllur një sezon fantastik me Grasshopers, ku kishte shënuar 11 gola, thuajse një gol në çdo dy ndeshje.

Forma e mirë tërhoqi vëmendjen e Evertonit. Klubi anglez pagoi 4 milionë euro për kartonin e talentit, ndërsa Tarashaj përfitoi kontratën e jetës, katër vite me pagë 1 milionë euro në sezon. Firma me anglezët tërheq vëmendjen e trajnerit të përfaqësueses helvete, Vladimir Petkoviç, i cili e mori në Europianin e zhvilluar asokohe në Francë. Vetëm një aktivizim, jo më shumë se katër minuta. Aq mjaftuan që tani e tutje të jetë përjetë i Zvicrës.

Në tri sezonet e mëpasshme Tarashaj gjërat s’mund të shkonin më keq për. Në tri vite sulmuesi është aktivizuar vetëm 534 minuta, ndërsa kombëtarja zvicerane me të drejtë e ka harruar, kujtimi i vetëm është ai katër minutësh ndaj Rumanisë në Europian. Dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë në asnjë moment. Sezonin e fundit u rikthye aty ku shkëlqeu, te Grasshopers, por historia nuk pati një fund të lumtur, teksa në një vit u aktivizua në 9 takime, të gjitha nga stoli. Edhe pse 24 vjeç, karriera e Tarashajt është vënë në udhëkryq.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.