Nga Luftëtari te Luftëtari, Tirana 3 muaj pritje

0

Olsi Avdiaj

Tirana kërkon në Gjirokastër fitoren 91 ditë pas 3 pikëshit të fundit në Superiore që rastësisht është marrë ndaj Luftëtarit më 18 dhjetor 2016. Ekipi i Mirel Josës ka tetë ndeshje që nuk fiton, duke koleksionuar katër barazime dhe katër humbje në takimet e fundit. Një sfidë me Luftëtarin që vendos shumë për të ardhmen, si për Europën dhe fund-tabelën dhe faktin që bardheblutë të mos përfshihen në luftën e fundit të renditjes. Tirana shkon në Gjirokastër me pesë mungesa dhe përballë do të ketë një “Luftëtar” që nuk humbet në shtëpi këtë sezon dhe që kërkon të marrë vendin e katërt dhe Europën. Bëhet fjalë për Erando Karabecin, Gentjan Muçën e Flamur Bajramin të dëmtuar. Merveil Ndockyt është i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Afrim Taku është pezulluar nga klubi. Një tjetër e veçantë e Tiranës është se skuadra ka 91 ditë pa fitore ka Tirana e Mirel Josës. Trepikëshi i fundit ka ardhur 18 dhjetorin e largët pikërisht ndaj Luftëtarit, por në “Selman Stërmasi” në 2016-ën.
Formacioni – Mirel Josa ka vendosur përfundimisht për formacionin dhe skuadrën që do të luajë në Gjirokastër. Kur ka mbetur edhe një stërvitje, trajneri i bardhebluve ka vendosur cilët do të luajnë në Gjirokastër. I pandryshueshëm në portë është Ilion Lika. Në mbrojtje, Doka, Teqja, Cake e Hoxhallari nuk lëvizin. Mesfusha është e përbërë nga Akua, Daja dhe G.Lika. Ndërkohë që treshja e sulmit do të jetë e përbërë nga Kërçiku, Ede dhe Moise. Në fakt në këtë repart ka dy balotazhe të vogla, ku Halili mund të aktivizohet majtas në vend të Kërçikut. Në sulm gjasat janë që të ketë një rokadë Cise-Ede edhe pse ky i fundit ka shënuar gola në takimet e fundit. Një skuadër që do të jetë shumë e fortë në mbrojtje dhe e rrezikshme në kundërsulm. Një takim që duhet të fitohet me doemos, për bardheblutë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here