Nga largimi i Lerdës te ardhja e Sormanit, flet Kalari: Shpresoj ta drejtoj si duhet Partizanin

Zëvendës trajneri i Partizanit, Kalari, ka bërë një analizë të situatës për të kuqtë. Për ta nisur që nga koha e Lerdës, e për të mbërritur te konfirmimi i Sormanit. I ftuar në “Ora Sport”, Kalari ka treguar eksperiencën kur ka marrë drejtimin e Partizani si trajner i përkohshëm.

“Çdo trajner ka ato filozofitë e veta për lojën. Nuk dua t’i kthehem më asaj që ka kaluar. Ishin rezultatet ato që për fatin e keq, si çdo trajner, kur nuk i ke në favor larguan edhe Lerdën. Nuk them dot se problemet sollën largimin e tij. Kur vjen një trajner i ri të gjithë japin maksimumin. Faza përgatitore shërbeu për atë që kërkonte trajneri. Duhet të kemi vijueshmëri. Ishin ndeshje të vlefshme më tepër për trajnerin për t’i njohur nga afër. Ishte një eksperiencë e bukur dhe kur të kem një eksperiencë  më të madhe shpresoj ta drejtoj si duhet Partizanin.

Sormani është shumë bashkëpunues në fushë i rreptë dhe kërkon që idetë e tij të përputhen nga skuadra dhe të ketë impenjim maksimal. Dikur e kam patur trajner tani jemi koleg dhe për mua është një mundësi e mirë të përmiresohem si trajner,” u shpreh Kalari. /Sport Ekspres/