Nga kampion Bote, në burg për trafik droge

0

Histori për të ardhur keq nga Franca, që konfirmon se talenti në futboll nuk mjafton, sepse duhet shumë punë dhe sidomos tru, për ta menaxhuar sa më mirë karrierën e shkurtër.

Një futbollist francez me origjinë nga Guadalupe, Hulio Kolombo, është dënuar me 6 vjet burg, pasi u arrestua vjet pas një operacioni ku u zbulua një trafik gjigant droge, duke shkëmbyer rrëshirë marihuane me kokainë.

Kolombo, tashmë 32 vjeç, ka 6 vite që e ka lënë futbollin.

Në vitin 2001 doli kampion bote me 17-vjeçarët e Francës dhe ishte një talent i madh, aq sa Monpelje mori oferta edhe nga Juventusi, por vendosi çmim të lartë.

Kolombo ngeci te Monpeljeja, luajti kryesisht në Ligën 2 dhe vetëm 17 ndeshje në Ligën 1, ndërsa karriera e tij mori rrugën e gabuar nga dëmtimet dhe sjellja e tij.

Para pak vitesh Kolombo hapi një restorant, por falimentoi, ndërsa mendoi rrugën e shkurtër për të zgjidhur hallet, por tani do të bëjë disa vite burg.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here