Nga Italia, vëzhgues për talentin shkodran të U-17

0

Quhet “AlbanianAjaxSchool” dhe shkurt emërtohet AAS FC, është një akademi me qendër në Shkodër, që po punon seriozisht për rritjen e talenteve të reja, për t’i shpërndarë më pas në klubet e rëndësishëm shqiptare, por mbi të gjithë jashtë Shqipërie.

Javën e shkuar në zyrat e AAS ka mbërritur ftesa e një prej klubeve të njohura nga veriu i Italisë për të vëzhguar nga afër lojtarin e AAS dhe Albania U17, Kevin Haveri.

Ndërmjetës për këtë është bërë një ndër kompanitë e njohura manaxheriale e cila menaxhon, ka ndërmjetësuar e transferuar lojtarë të nivelit botëror nga klube si Barcelona, Bajern, Ccelsi, Inter, Atalanta, Lacio, Fiorentina, Xhenoa etj.

Djaloshi i kombëtares kuqezi do te jete pranë këtij klubi për një javë, nga data 5-9 shkurt, për të vijuar testin.

Ka disa emra lojtarësh të talentuar në AAS të cilët janë bërë tashmë të njohur në ambientin futbollistik, për të cilët po flitet konkretisht dhe janë vënë gjithashtu në shënjester, shkruan AAS në Facebook.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.