Nga Italia te Teuta, konfirmohet transferimi i mesfushorit

0

Teuta ka afruar disa të rinj këtë verë, ndërkohë që njëri prej tyre është edhe mesfushori Klinti Qato. I formuar te Dinamo, i riu u transferua në Itali dhe tashmë është rikthyer sërish në Shqipëri.

Në fakt kishte disa kohë që po përgatitej me durrsakët, madje në ndeshjen kundër Tiranës ai ishte në tribunë. Mesfushori priste lejekalimin nga Italia, ku është aktivizuar më parë tek Avelino dhe më pas në Serinë D te Vastoxhirardi.

Në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, që Teuta zhvillon në Cërrik kundër Turbinës, Qato është përzgjedhur titullar nga trajneri Bledi Shkëmbi. Ky është takimi debutues i mesfushorit me durrsakët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.