Nga Imobile te De Biazi, Strakosha jr do skenën!

0

22 vjeç dhe mbërritje në Shqipëri… Thomas Strakosha ka festuar një ditë më parë ditëlindjen në fushë, ndërsa dhuratën e kërkon nga trajneri kuqezi. “Do të ishte një dhuratë e madhe për mua nëse De Biazi do të më jepte mundësinë të luaja në portë si titullar, ndaj Italisë, por të shohim, pasi aty ka edhe të tjerë. Rëndësi ka që me shëndet të jem mirë.

Jam në periudhë të mirë”. Thomas Strakosha ka mbërritur pas mesnate në aeroportin e Rinasit, edhe pse dje luajti një ndeshje super ndaj Kaljarit, ku Lacio barazoi 0-0… E megjithatë, entuziazmi në sytë dhe fytyrën e tij ishte i madh, saqë për Supersport tha gjithashtu se “gjatë javës kam pasur ngacmime me Imobilen, sepse si unë, ashtu edhe ai, duam të fitojmë. Ai dhe Beloti janë sulmues të fortë dhe në formë, të shohim”, tha Strakosha, që më pas u ndal te fakti se një ditë do të donte që të thuhej se Foto Strakosha është babai i atij dhe jo ai djali i Foto Strakoshës…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image