Nga Hysaj tek Pulisiç, talentet që do të shpërthejnë në Champions

0

Liga e Kampioneve kthehet sonte në mbrëmje dhe tabloidi britanik “The Sun” ka bërë një analizë të veçantë të yjeve të rinj që pritet të shpërthejnë në këtë edicion me klubet e tyre. mes 7 talenteve puro spikat dhe mbrojtësi jonë Elseid Hysaj.

Kristian Pulisiç / Borusia Dortmund – Amerikani 18-vjeçar e ka treguar veten se çfarë ëhstë në gjendje të bëjë në Bundesligë. Edhe pse mjaft i ri ai numëron 40 takime në elitën e futbollit gjerman me Dortmundin falë shpejtësisë së tij dhe aftësive të jashtëzakonshme dribluese. Kundër Realit, Totenhamit dhe Apoelit të Nikozias ka plot për të treguar.

Timo Verner / Laipcig – Një gjahtar golash, që ka nisur të tërheqë vëmendjen e gjigantëve të Evropës, mes tyre Realit dhe Liverpulit. 37 gola në 129 ndeshje në Bundesligë janë pasaporta më e mirë për 23 vjeçarin.

Elseid Hysaj / Napoli – Mbrojtësi 23-vjeçar i Napolit dhe i kuqezinjve e ka konfirmuar veten si një mes mbrojtësve të djathtë më të mirë në qarkullim në Evropë. Mbrojtësi që numëron 34 ndeshje me Shqipërinë u morr nga fëmijë prej Sarrit te Empoli dhe tani po korr sukses dhe tek Napoli. Ai do të jetë përballë Sitit të Guardiolës, Fejnordit dhe Donjetskut.

Xho Gomez / Liverpul – Liverpuli kthehet në Champions dhe Gomez do të kelt një shans të artë për të shkëlqyer. Aq më tepër që në një grup relativisht të lehtë për Liverpulin, ai mund të bindë Klopin ta aktivizojë më shumë.

Juri Tilemans / Monako – Mesfushori belg është një personazh i njohur që nga koha kur luante për Anderlehtin me mjaft klube në ËEvropë që kanë kërkuar shërbimet e tij. 20-vjeçari i Monakos shpreson të konfirmohet në këtë edicion në Champions.

Klement Lenglet / Sevilja – Lojtari i Francës U-21 shpreson të shkëlqejë me Seviljen në Champions, pasi është konfirmuar në kampionatin spanjoll ku ka luajtur 15 ndeshje që nga transferimi në klubin andaluz në janar të këtij viti nga Nansia.

Patrik Shik / Roma – Ylli çek i Romës është i gjithi për t’u ndjekur pasi u transferua pak javë më parë nga Sampdoria tek verdhekuqtë.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image